E dhimbshme: Vdes Florim Zeqiri, personi që u qëllua sot në Mitrovicë

Publikuar më:

Ka vdekur në QKUK personi i plagosur mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore”, ka thënë Fazliu për Jepi zë”.

Kujtojmë se nga personi i plagosur ishte dërguar në QKUK nga Emergjenca e Spitalit të Mitrovicës, në gjendje shumë të rëndë.

Ai mori dy plagë në shpinë të cilat i dolën në gjoks./jepize

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.