Dyshime për ndryshim të pronësisë së aksioneve në biznese, policët hetues zbarkojnë në ARBK

Publikuar më:

Njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 18.03.2026, kanë zbarkuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë janë parë duke hyrë në këtë institucion, i cili funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Një burim i ka thënë Insajderit se deri më tani tre persona janë shoqëruar për të dhënë deklaratë në polici.
“Tre persona janë dërguar për të dhënë deklaratë në polici”, ka thënë ky burim.

JU REKOMANDOJMË