Dy nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë hesapet i qëruan midis qendrës së qytetit.
Dy nxënës të shkollës “Xheladin Deda”, paraditen e djeshme u përleshën mes vete në sheshin “Skënderbeu” të Mitrovicës.
“Jepi zë” merr vesh nga burimet brenda shkollës se viktima është A.H kurse dorasi. V.V.
Burimet e redaksisë marrin vesh se deri te konflikti ka ardhur për shkak të femnave apo më mirë të themi për nxënëse të klases.
V.V ka shkuar në klasen e A.H. ku edhe e ka të dashuren e rij në klasen e 11, por ky i fundit i ka kërkuar të mos rri me shoqet e klasës së tij.
Më vonë në pushimin e gjatë pas fjalosjes mes tyre u përdor edhe thika, si pasojë e së cilës A.H. mori lëndime, për çka u dërgua në spitalin.
Burime të “Jepi zë” marrin vesh se dorasi edhe më herët ka shkaktuar probleme edhe në gjimnaz, objekt që gjendet afer shkollës së mjekësisë.