Dy incidente në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, IPK thotë se do të verifikojë rrethanat

Publikuar më:

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një hetimi preliminar ka njoftuar se do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia mbrëmë në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit dhe ka pretendime për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.