Drilon Hajrizi bashkë me hoxhën Labinot Maliqin dhe Edmond Azemin zhvillojnë ndeshje basketbollit me ushtarët amerikanë në Bondsteel

Publikuar më:

Teologu nga Prishtina, Labinot Maliqi ka bashkuar në Bondsteel, ikonat e Prishtinës dhe Trepçës, Edmond Azemi dhe Drilon Hajrizi.

Yjet e basketbollit kosovar ku së bashku me ushtarët amerikanë, kanë zhvilluar një ndeshje basketbolli si dhe kanë darkuar së bashku, shkruan Jepi zë.

”I falënderoj nga zemra miqët nga ushtria amerikane për ftesën dhe mikpritjen e përzemërt e të pashoq”, ka shkruajtur teologu Maliqi.

Ndryshe hoxha Maliqi vazhdimisht zhvillon aktivitete me ushtarët amerikanë dhe kohë pas kohe shkëmbejnë edhe vizita të ndërsjellta./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË