Dramatike: Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja

Publikuar më:

Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit.

E për Alpin ka nisur një operacion i kërkim-shpëtimit.

Detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë e pastaj do të shkojmë duke e zgjeruar kërkimin. Jemi të fokusuar po ashtu edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku.

“Në vendin e ngjarjes janë policia po i presim të vijnë edhe pjesëtarët e FSK-së. Operacioni i kërkimit po zhvillohet në qytetin e Gjilanit”, theksoi ai.

Për të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e vogëlushit ju lutem ta kontaktoni familjen në këtë numër:

049/902-750.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.