Dorëzohet i dyshuari për të shtënat me armë në Vushtrrisë, përfundon në paraburgim

Publikuar më:

Njëri nga të dyshuarit për incidentin me të shtëna me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, që ndodhi në tetor të vitit të kaluar, është dorëzuar në Polici dhe tashmë ka përfunduar në paraburgim.

Dy grupe u përfshinë në konflikt verbal që eskaloi në shkëmbi zjarri.

Mosmarrëveshja për një parcelë u bë mollë sherri mes tyre dhe për pasojë u shkrepën armën në mesditën e 2 tetorit 2024.

Për këtë rast, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari Fatmir Gerbeshi ka vendosur të dorëzohet në Polici.

Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje dhe brenda afatit ligjor është ushtruar kërkesa për masën e sigurisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku është vendosur që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, në këtë konflikt kanë qenë të përfshirë anëtarët e disa familjeve në fshatin Gojbulë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.