Dorëhiqet u.d. i drejtorit të Trepçës, Hysen Vrajolli

Publikuar më:

Është dorëhequr ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës, Hysen Vrajolli.


Nga burime brenda ndërmarrjes Trepça, “Jepi zë” merr vesh se dorëheqja eHysen Vrajollit është bërë sot në një mbledhje të jashtëzakonshme, të thirrur nga Bordi i Përkohshëm.

Duhet theksuar se më herët nga minatorët ishte kërkuar shkarkimi i tij, pasi ata e fajësojnë atë dhe Shyqri Sadikun për mosekszekutimin e pagave.

Ditë më parë, u raportua në media se edhe vetë Qeveria në një takim me Bordin dhe menaxhmetin, kishte kërkuar shkarkimin e Hysen Vrajollit.

Ndryshe Minatorët e Trepçës në Stan Tërg nga mbrëmë kanë filluar grevën duke u ngujuar nën tokë. Atyre iu janë bashkangjitur edhe kolegët e tyre nga Miniera në Artanë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.