Digjet një shtëpi në Mitrovicë, bëhet shkrumb e hi – Policia jep detaje

Publikuar më:

Një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri në Mitrovicën e Jugut.

Nuk raportohet për lëndime trupore përpos dëmeve materiale.

Pas raportimit zjarrëfikësit dhe njësitet relevante policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:32.

“Mitrovicë 01.06.2023-22:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Policia.

JU REKOMANDOJMË