Dhunohet seksualisht një 13-vjeçare në një motel në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Publikuar më:

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, të cilët përkundër që dinë moshën e tyre të re dhe të ndjeshme, krijojnë raporte intime me to.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj, ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari dhe 13-vjeçarja kanë shkuar në një motel në fshatin Muhoc, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Të gjithë ngjarjen e trishtë e ka diktuar fillimisht daja i viktimës, i cili kishte marrë vesh se e mitura  ka krijuar kontakte me një person dhe i njëjti ka denoncuar rastin në Polici.

Palët janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe gjatë intervistimit, 21-vjeçari ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.