Dështon seanca ndaj Rozeta Hajdarit pasi nuk shkojë në gjykatë, seanca tjetër mbahet pas zgjedhjeve

Publikuar më:

Ka dështuar seanca gjyqësore për Rezervën Shtetërore.

Në seancë nuk ka ardhur fare e akuzuara kryesore ministrja në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Kësisoj seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30.

Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj Hajdarit, Lipovicës, Garës e Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Në aktakuzën 106 faqëshe, që e pati siguruar Klan Kosova, u tha mes tjerash se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e dinte se çka po bëhet me rezervat e shtetit.
Por, jo vetëm kaq.

“Arsyeja pse është vlerësuar që ky person të dëgjohet si dëshmitar në këtë çështje penale, ka qenë fakti se ai ka pasur njohuri për veprën, kryesit si dhe për rrethanat e rëndësishme të kësaj çështje penale, marrë parasysh faktin se ka qenë në dijeni për procesin e furnizimit me mallra për rezervën shtetërore, ndër të tjera edhe përmes nënshkrimit të 2 (dy) vendimeve në cilësinë e kryeministrit që lidhen me ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e këtyre mallrave si dhe për përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik të këtij procesi”, thuhet në dokument.

JU REKOMANDOJMË