Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar ushqimin që përgatitet zakonisht në netët që shënohen si netë të mëdha, hallvën.
Se janë adhurues të hallvës e kishte bërë të ditur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Jepi zë.
Ai kishte deklaruar se rifunksionalizimi i Bllokut B2 të termocentralit Kosova B është festë, madje tha se me ministren e Ekonomisë kanë bërë hallvë.
“Ju po bëni hajgare me bllokun B, por unë kam shku te ministrja për përhajër për bllokun B. Hallve kemi përgatit. Gëzim është ju duhet me kuptu që janë 250 megavat në orë që nëse e krahasoni me çmimin që e kena paguar për import ka qenë 200 euro për megavat e që i bien 1.2 milion euro dita duhet m’u gëzu për këtë muhabet”, tha ai.