Deputeti i AAK-së nxehet në dasmën e Haxhi Krasniqit, e nxjerr kuletën për bakshish

Publikuar më:

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi u martua javën e kaluar dhe mes të ftuarve në dasmën e tij ishte edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri duket shumë gazmor në një video të dasmës së ‘Robin’ dhe Marigona Krasniqit, të publikuar nga Prive.

Ai duket se e shijoi aq shumë dasmën, sa në një moment shihet ndërsa e çelë kuletën dhe e nxjerr ‘bakshishin’ e tij.

Përveç Tahirit, në dasmë kishte edhe mysafirë tjerë nga politika, veçanërisht nga dy partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputetja Blerta Deliu e Daut Haradinaj nga AAK ishin disa prej të ftuarve. E pranishme ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

VIDEO nga minuta 11:30

JU REKOMANDOJMË