Deputetët e VV-së nga Vushtrria, Fjolla Ujkani e Gazmend Gjyshinca, thyejnë ligjin duke pirë kafe

Publikuar më:

Që nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID në Kosovë.


Kësisoj, e gjithë gastronomia është e mbyllur, përveç shërbimit mere me vete.

Ndërkohë, qytetarët po shfrytëzojnë rastin që të qëndrojnë në këmbë tek kafet ku ata marrin me vete, gjë që është e ndaluar me ligj.

Sot ndër shumë qytetarë që kanë qëndruar afër kafeneve duke pirë kafe, sipas fotografisë së publikuar nga Insajderi, kanë qenë edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Fjolla Ujkani dhe Gazmend Gjyshinca.

Të dy deputetët I takojnë partisë fituese në vend, ku me ardhjen e tyre erdhën edhe masat e reja antiCOVID.

JU REKOMANDOJMË