Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

Publikuar më:

Ky reagim vjen pasi Rama kishte komentuar tragjedinë e ndodhur në autostradë, duke akuzuar Qeverinë Kurti për neglizhencë dhe keqmenaxhim pas aksidentit me fatalitet në Ibrahim Rugova.

Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje, ka eskaluar në gjuhën e përdorur ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke pretenduar se ai përdor narkotikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mihali ka reaguar ndaj një shkrimi të Përparim Ramës për aksidentin tragjik në autostradë, duke përdorur akuza dhe insinuata personale ndaj tij.

“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat?Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë.Ps. Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, ka shkruar Mihali.

Ky reagim vjen pasi Rama kishte komentuar tragjedinë e ndodhur në autostradë, duke akuzuar Qeverinë Kurti për neglizhencë dhe keqmenaxhim.

“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro”, kishte shkruar Rama.

Ai kishte kritikuar gjithashtu ekzekutivin për mënyrën e menaxhimit të projekteve publike dhe përdorimin e kontratave njëburimore, duke e cilësuar Qeverinë si “qeveri të propagandës, kontratave njëburimore dhe tragjedive që mund të parandaloheshin”.

JU REKOMANDOJMË