Cima pak ditë para se të vdiste: Jam në gjendje të rëndë nga COVID, ju lutem respektoni masat

Publikuar më:

Ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Rasim Thaçi-Cima.


Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Ai ishte i prekur me koronavirus dhe po trajtohej në repartin intensiv në QKUK.

Para gjashtë ditës, ai kishte shkruajtur një shkrim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tregoi për gjendjen e rëndë në të cilën ishte, duke u lutur që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

Shkrimi i plotë nga aktori tashmë i ndjerë Rasim Thaçi-Cima:

Po lajmërohem pas një jave të vështirë!

Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima ?

P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.