CBM vazhdon aktivitetet për parandalimin e trafikmit me qenie njerëzore

Publikuar më:

Organizata joqeveritare, CBM ka vazhduar aktivitetet për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Ligjerata e radhës u mbajt në shkollën e mesme të lartë ekonomike ” Hasan Prishtina” të Mitrovicës, me nxënësit e klasave 10-ta 11-ta dhe 12-ta.

Qëllimi i kësaj ligjerate është vetëdijësimi i nxënësve për indikatorët dhe masat që ata mund të marrin në rast se hasin në ndonjë situatë të tillë.

Në të njëjtën kohë, ata mësuan për mbështetjen institucionale, si dhe mundësitë e raportimit, luftimi i stigmatizimit te viktimave etj.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Tregimi yt është tregimi im”, i mbështetur nga Nisma Globale përmes fondit për qëndrueshmëri dhe implementohet nga Community Building Mitrovica.

 

JU REKOMANDOJMË