Burri kosovar raporton në Polici se dikush ia vuri flakën varrit të gruas së tij

Publikuar më:

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën varrit të bashkëshortes së tij në Prizren.

Sipas policisë, si pasojë varrit i është djegur pllaka e drurit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit  me mbishkrimin e varrit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

JU REKOMANDOJMË