Bunkeri që do t’ju mbajë të sigurt në ditën e “kiametit”

Publikuar më:

Një kompani amerikane po fton njerëzit që të investojnë në bunkerët e tyre luksozë për t’u përgatitur për fundin e botë, përfshirë një zonë të gjelbër dhe një poligon qitjeje.

Kjo ide vjen mes frikës për luftë bërthamore mes Rusisë dhe Perëndimit në një eskalim katastrofik të pushtimit të Ukrainës, shkroi The Sun.

Lideri rus vazhdimisht ka bërë kërcënime bërthamore ndërsa rrethi i tij i ngushtë ka thënë se është i shqetësuar se Perëndimi mund të fillojë sulme atomike në Rusi.

Dhe ndërsa ekspertët paralajmërojnë se bota duhet të jetë e gatshme për një luftë bërthamore, duke se shumë njerëz po shohin për mënyra si ta mbajnë veten të sigurt.

Një firmë me bazë në Teksas tani ka publikuar zhvillimet e fundit për këdo që kërkon bunkerin personal, me katër dhoma mbijetese.

E quajtur “Bisha”, shtëpia ka një hapësirë të madhe jetese që zë një familje. Në të ka dekore me mure të bardha dhe tepihë të gjelbër.

Jo vetëm katër dhoma fjetjeje, por bunkeri përfshinë edhe një dollap gjigant për të gjitha veshjet që u duhen.

Po ashtu, ka dy kuzhina të mëdha duke përfshirë mikrovale, furra dhe frigoriferë, si dhe një depo për të ruajtur gjësendet ushqimore.

Më e pazakonta është kopshti ku mund të mbillen fruta dhe perime. Për t’u mbrojtur nga kimikalet e dëmshme, bunkeri ka edhe sistemin special për filtrim.

Por, siguria kushton – megjithëse ende nuk ka një çmim fiks për këtë bunker. Bunkerët e tjerë nga kompania e njëjtë variojnë nga 40,000 në 162,000 funte.

JU REKOMANDOJMË