Biznesmeni kosovar: Prej sot punëtorët e mi do ta kenë pagën minimale 350 euro

Publikuar më:

Biznesmeni i njohur nga Kosova që është pronar i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj ka marrë vendim që në kompaninë e tij të mos ketë pagë nën 350 euro.


Piraj e ka marrë këtë vendim duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili dje tha se nuk është në rregull që në sektorin privat të ketë pagë nën 350 euro.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se që nga sot në kompaninë e tij “Meka Halal Food”, paga minimale do të jetë 350 euro neto, duke përfshirë edhe sigurimin shëndetësor dhe atë të pensioneve.

Njoftimi i plotë:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit!

Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!

Unë nuk jam i pa gabueshëm dhe se vetëm Allahu është i përkryer, prandaj i kërkoj mëshirë dhe falje të Madhit Allah për të gjitha gabimet që i kam bërë me qëllim dhe pa qëllim!

Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, firmës sime dhe mbarë kombit tim!

Për hajr kryeministër kjo nismë!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.