Biznesmeni Faton Hyseni, njeriu që me punë arriti majat – tani edhe si i ftuar në Katar për të folur për biznes

Publikuar më:

“Loni Dekor” tani është kthyer në brendin më të njohur në nivel vendi, por edhe me shtrirje të madhe në Evropë.

Por, për Faton Hysenin e “Loni Dekor”, nuk është e mjaftueshme Evropa, shkruan “Jepi zë”.

Ata tani po ftohen në takime të nivelit të lartë edhe përtej kontinentit tonë, për të krijuar ura zhvillimi biznesor.

Kësaj radhe Faton Hyseni bashkë me drejtorin Blerim Sylejmani, ishin të ftuar në Katar, ku kanë diskutuar për mundësi investimi.

Ndërkohë, “Loni Dekor” po vazhdon fuqishëm shtrirjen dhe zgjerimin në tregun e Kosovës, rajonit, por edhe Evropës.

Kujtojmë që kompania që udhëhiqet nga dy vëllezërit, Faton dhe Fidan Hyseni, është shembull edhe për sukses me punë e përkushtim të madh.

Vetëm disa vite më herët, me përkrahjen e babait tashmë të ndjerë, dy vëllezërit Faton dhe Fidan Hyseni biznesin e nisen me një fuqi punëtore të vogël, mirëpo falë punës arritën deri tek suksesi i madh.

Tani “Loni Dekor” ka qindra punëtorë që kompaninë e konsiderojnë si familje, krejt falë mënyrës së punës dhe kushteve që kanë ofruar vëllezërit Hyseni.

JU REKOMANDOJMË