Biznesmeni Burim Piraj: Kurrë mos merrni në punë një person që prindi i tij kërkon punë për të

Publikuar më:

Biznesmeni Burim Piraj ka bërë sot një status rreth punësimit të personave për të cilët kërkojnë punë prindërit e tyre.

Pronari i “Meka Halal Food” ka treguar raste kur miqt iu kanë lutur për t’i marrë në punë djemt e tyre, përcjell Jepi zë.

Piraj tregon se nuk ka pranuar, dhe herën e parë që pranoi, i punësuari e la punën pas 12 ditësh.

Postimi i plotë:

Kurrë se kam pranuar në punë një individ për të cilin ka ardhur babai i vetë të më lutet ta marr në punë.
Para ca vitesh, një mik shumë i mirë i imi më thirri në telefon dhe më luti ta marr në punë djalin e tij, për ta ruajtur miqësinë me të, e pata shumë të vështirë, po shkurt i thash, më fal se nuk mund ta marr.
Një ditë erdh një mik tjetër, e nuk del nga zyra, ma merr djalin në punë se ma merr. Ia tregova punën pse nuk ia marr, po ai këmbënguli shumë, edhe unë për të bo eksperiment se a kam të drejtë në principin tim të mos i marr në punë ata që prindi del me ju gjet punë, i thash, le të vjen.
12 ditë e ka mbajt punën, pastaj iu paraqit një alergji edhe e la punën.
Përfundim: Kurrë mos e merr në punë, një individ që prindi kërkon punë për të!

JU REKOMANDOJMË