Brendin e madh amerikan të kozmetikës, “Anastasia Bevery Hills”, tani mund ta gjeni edhe në Kosovë.
Kjo falë biznesmenit Albert Jashari, i cili ka sjell brendin për herë të parë në Kosovë dhe në Ballkan.
Pika e parë është hapur në Prishtinë në Rrugën B, ndërkaq e dyta do të jetë nga shtatori edhe në “Prishtina Mall”.
Deri në fund të vitit, brendi amerikan do të jetë edhe në Mitrovicë, pasi do të hapet në qendrën “Art Mall”. Sipas Jasharit, pas hapjes në “Art Mall”, do të hapen disa pika në katër shtete fqinje.
Kujtojmë se Albert Jashari nga Mitrovica është pronar i disa bizneseve në Suedi.