Befason mërgimtari, erdhi me bicikletë nga Gjermania në Kosovë – bëri 28 ditë

Publikuar më:

Një adhurues i çiklizmit, ka vendosur të mos rezervojë biletë aeroplani për kthim në Kosovë. Nuk ia ka hipur as veturës. Ka vendosur që në vendin e origjinës, në Kosovë, të vijë për pushime me biçikletë.

Ai ka bërë 28 ditë rrugë, nga Gjermania deri në Pejë, kur ka mbërritur të mërkurën.

Në një postim të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai është falënderuar për vizitën dhe veçantinë e saj.

“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në postimin e Muhaxherit.

JU REKOMANDOJMË