Bedri Hamza i 3-ti më i votuari në PDK, mori mbi 24 mijë vota

Publikuar më:

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.


Madje, Hamza ka dalë një prej njerëzve më të votuar në PDK, shkruan “Jepi zë”.

Sipas listës së publikuar nga KQZ, Hamza është njeriu i tretë më i votuar në PDK, pasi para tij janë vetëm Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Hamza ka arritur të marrë 24 mijë e 33 vota në total, ndërkohë që në Mitrovicë ka marrë mbi 5 mijë vota.

Bedri Hamza tani është deputeti i vetëm i PDK-së nga Mitrovica.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.