Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Istog, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima (djali i tij), kishte qenë i përfshirë në një rast derisa kishte qenë shkollë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Istog / 08.03.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur, viktimës m/k i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në një rast derisa ka qenë shkollë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.






