Babai i mërgimtarit: Djali im në Zvicër e merr bukën me vete në punë, këtu krejt nëpër kafiqa

Publikuar më:

Baca Zymer nga fshati Bukosh, gjatë një rrëfimi për lajmi.net ka krahasuar jetën në Kosovë dhe të atyre që ikin nga vendi.

Duke treguar se edhe ai vet ka një djalë i cili është në mërgim, Zymeri thotë se rinia në Kosovë bëjnë qejf e kanë para, përcjell lajmi.net.

“Unë djalin e kam në Zvicërr e merr bukën me vete në punë e han, këtu te na nuk e merrë bukën me vete në punë kërkush krejtë në gjelltore shkojnë”.

Secili ka telefon, telefoni pa pare nuk bëhet. Secili me kerre, ato pa parë nuk bëhen. Në kafiqa plotë njerz, aty pa pare nuk munden me nejt. Kështu që krejt kanë pare.”

Madje, ai porosit rininë që të angazhohen e të punojnë sepse nuk mund të bëhen të gjitha ministra.

Video duke klikuar KËTU

JU REKOMANDOJMË