Arrestohet polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm në Çubrel, ku vdiqën 3 persona – dërgohet në mbajtje për 48 orë

Publikuar më:

Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni i tha se zyrtari policor i cili drejtonte automjetin zyrtar të Policisë është ndaluar për 48 orë.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura, një (1) veturë zyrtare e policisë dhe një (1) veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre (3) persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një (1) person me vendim të prokurorit për dyzetetetë (48) orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha Preteni në një përgjigje me shkrim.

Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.