Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu

Publikuar më:

Mënyra se si po shprehet kryeministri Albin Kurti në këtë fushatë zgjedhore, për shumëkënd po tingëllon e çuditshme.

Madje, opinionisti Avni Arifi, këtë mënyrë të të shprehurit të Kurtit po e krahason me një person nën substanca narkotike.

“Gjuha e tij është e pandershme dhe shumë e rrezikshme. Kur je kryeministër dhe i hidhëruar, ke të drejtë të jesh pak i hidhëruar, por nuk ke të drejtë të shprehesh në këtë mënyrë”.

“Prej ditës së parë, e kam pyetur veten se cilat mund të jenë arsyet, dhe kam ardhur në konstatimin se janë tri të mundshme: është i frikësuar, ka stres të madh dhe ka pasur probleme serioze me mbushjen e sallave. Nëse e bën një analizë, duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo ta jep atë përshtypje. Unë nuk e di dhe nuk po them që është, por po ta jep përshtypjen e tillë, sepse një kryeministër, një njeri normal nuk shprehet, nuk çirret në atë mënyrë”, tha mes tjerash Arifi në Klan Kosova

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.