Arber Peci, trajner i fitnesit: Mos u përqendroni tek të qenit të dobët dhe të humbni peshë

Publikuar më:

Në një kohë kur humbja e peshës dhe përqendrimi tek imazhi i trupit të dobët janë bërë prioritet për shumë individë, trajneri i fitnesit Arbër Peci sjell një këndvështrim të ri dhe të freskët në këtë debat.

Ai thekson se nuk duhet të fokusohemi vetëm në eliminimin e dhjamit, por të vlerësojmë rëndësinë thelbësore të muskujve për jetëgjatësinë dhe shëndetin.

Njerëzit me muskulaturë të zhvilluar kanë tendencë të jetojnë më gjatë në krahasim me ata që kanë më pak masë muskulare. Ndërsa trendet aktuale të shëndetit kanë tendencë të kushtëzojnë vëmendjen te reduktimi i dhjamosjes, Peci ngre një pyetje provokuese: “Po sikur të të thosha që ne si shoqëri nuk jemi me mbipeshë, por kemi pak muskuj?”

Ai argumenton se një nga arsyet pse obeziteti mbetet një çështje e vështirë për t’u trajtuar është sepse e kuptojmë problematikën në mënyrë të pasaktë. Sëmundje si obeziteti, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe Alzheimer, sipas Pecit, janë sëmundje që lidhen me masën muskulare skeletore.

Peci jep këshilla të vlefshme për një jetë më të shëndetshme, “Sa më shumë muskuj të keni, aq më shpejt do të dobësoheni. Fokusohuni në ruajtjen dhe rritjen e masës muskulare dhe pastaj, paralelisht, do të arrini qëllimet tjera si humbja e dhjamit dhe përmirësimi i shëndetit fizik.”

Ky qëndrim i Pecit ka të ngjarë të ndryshojë mënyrën se si njerëzit qasen ndaj regjimeve të tyre të stërvitjes dhe të ushqyerjes. Duke u përqendruar më shumë te ndërtimi i muskujve, njerëzit nuk do të përmirësojnë vetëm estetikën dhe performancën e tyre fizike, por do të kontribuojnë në një jetë më të gjatë dhe më të lumtur.

Kështu, Arbër Peci vë në dukje paradoksen moderne ku përqendrimi te shtresa e jashtme prish ekuilibrin e shëndetit të brendshëm. Me metodat e tij të stërvitjes dhe filozofinë e tij, ai synon të nxisë një ndryshim në perspektivën e të menduarit rreth fitnesit dhe të sjellë një epokë të re të mirëqenies së trupit dhe mendjes. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË