Ankohet mërgimtari: Pagova 1500 euro doganën kroate për mish të terur e gjëra tjera elementare

Publikuar më:

Një mërgimtar nga Suhareka, i cili jeton në Zvicër, është ankuar se në doganën kroate, mërgimtarët të cilët kalojnë nga Kosova po paguajnë shuma marramendëse.

“Me datën 28.12.2021 kam paguar 1500€ për 6 kg mish të terur dhe 20 kg djathë dhe 2 “shteka cigare”. Kam dokumentacionet e doganës.

Dy persona kemi qenë në veturë, por atyre nuk ju intereson fare, edhe pse me fatura kemi dëshmuar që gjysma janë të miat dhe gjysma të udhëtarit tjetër.

Po ashtu një person tjetër nga Suhareka ka paguar 2650 € për 17 kg mish të terur që e ka marrë për konsum privat, mërgimtari i cili jeton në Itali”, ka thënë K. B. për albinfo.ch.

Ai ka bërë thirrje për kujdes për udhëtarët nga Zvicra që kalojnë nga Kroacia, pasi mund të përballen me dënime të tilla.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.