Anita Haradinaj flet pas lajmit se është rrahur nga Ramush Haradinaj

Publikuar më:

E përditshmja “Bota Sot” duke u thirrur në burime të veta raportoi mbrëmë se moderatorja Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas raportimit të tyre moderatorja ka përfunduar në Emergjencë.


Këtë lajm e ka demantuar vetë Anita Haradinaj e cila ka shkruar se me Haradinaj ka 17 vite që është në marrëdhënie shumë të mira.

Ajo tutje shton se është e ulët dhe e turpshme të prodhohen lajme të tilla.

“Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shumë a më pak, kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do te ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta! Unë jam shume mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin”, ka shkruar Anita Haradinaj në Facebook.

JU REKOMANDOJMË