Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimin rreth pagës së 13-të.
Ai ka bërë me dije se një vendim i tillë ka për qëllim blerjen e votave nga qytetarët e varfër.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se ky vendin do t`i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 75 milionë euro.
“Kjo paga e 13-të që u vendosë në zgjedhje për blerje votash po shkruan që e ka vlerën rreth 75 milionë euro për tatimpaguesin (qytetarin dhe bizneset e Kosovës). E kjo nuk zgjidh asnjë sfidë ekonomike afatgjate, përkundrazi, e stimulon inflacionin (se rritet kërkesa në treg për produktet e importit) dhe e rrit deficitin tregtar me mallra që ka shku mbi 6 miliardë. Kanë mundur, dreqi e marrtë, me i bë disa dhjetëra MË kapacitete të energjisë me ato mjete! Shumë gjëra kanë mundur që e ndihmojnë përnime qytetarin, e sidomos bizneset tona. Dijeni që me 75 milionë euro ne kemi pas mundësi vitin e kaluar me e pagu rrymën dhe mos me pas fare rritje të çmimit të rrymës, lexo = me parandalu inflacionin në treg”, ka shkruar ia, duke dhënë detaje tjera.
“Kjo kishte me shpëtu ndoshta deri 1 miliardë euro brenda 2-3 viteve për qytetarët dhe bizneset/ekonominë e Kosovës. Edhe sot, kur duhet me ndihmu bujkun me çmime të naftës, nuk merren asnjë veprim! Kjo qeveri lëviz vetëm kur duhet me ble votën për vete, ashtu si ka vepru disa herë. Kjo dmth që këta politikanë për vota të veta, për pushtet (absolut!) janë në gjendje me kallë krejt shtetin dhe ekonominë… por nuk janë në gjendje me zgjidh asnjë problem ekonomik apo të energjisë. Totalisht të papërgjegjshëm!”, ka shkruar ai.







