Aksioni për mbylljen e institucioneve serbe në veri: Këta janë të dyshuarit që përfunduan në Polici

Publikuar më:

Policia e Kosovës dje mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë sigurimesh nga Serbia – Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Aksioni u zhvillua në koordinim me prokurorin e shtetit dhe kanë asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Siç merr vesh Sinjali, janë gjetur dhe sekuestruar disa shtëpiza kompjuterike, laptopë, dosje me dokumente të ndryshme, vula, si dhe libër me shënime – që do të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procedurës penale,

Burimet thonë se për rastin e Administratës, është intervistuar drejtuesi i institucionit, Sinisa Lazic, në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa për kompaninë e sigurimeve është marrë në pyetje si i dyshuar Sladjan Jokic.

Dunav Osiguranje është një shoqëri aksionare nga Serbia, e cila ofron mbi 100 shërbime në fushën e sigurimeve të jetës dhe të pasurisë. Në faqen e saj zyrtare, në listën e adresave të degëve përfshihet edhe ajo në Mitrovicën e Veriut, në veri të Kosovës.

Lista Serbe njoftoi se me mbylljen e Administratës Tatimore, 80 punëtorë “kanë mbetur në rrugë”, dhe e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon fushatën zgjedhore “në kurriz të popullit serb”, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Mbyllja e tyre është vazhdim i aksioneve për mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat autoritetet zyrtare të Prishtinës i konsiderojnë “të paligjshme”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.