Aksidentohet vetura e policisë, lëndohen dy zyrtarë policorë dhe një person tjetër

Publikuar më:

Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një veturë zyrtare e Policisë ka qenë cak i aksidentit, e si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore në mesin e tyre janë dy zyrtarë policorë.

Sinjali mëson se një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa veturën e Policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Derisa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, e rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia në raportin e saj zyrtar.

“Prizren 02.06.2024 – 00:20. Raportohet se një veturë e panjohur ka goditur nga mbrapa nje veture tjeter dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, tre persona kane pesuar lendime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË