Aksidentohet basketbollisti Arti Hajdari dhe Arbër Elshani, dalin pamje nga aksidenti i frikshëm

Publikuar më:

Basketbollisti kosovar, Arti Hajdari, ka pësuar një aksident trafiku.

IndeksOnline nga burimet e saj mëson se Hajdari është aksidentuar në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës në Gllarevë.

Ai ishte së bashku me ish-drejtorin e KB Pejës, Arbër Elshanin.

Burimet bëjnë të ditur se ata janë përplasur me një veturë tjetër.

Sipas burimeve, Hajdari dhe Elshani nuk kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy personat që ishin në veturën tjetër dyshohet se janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Shkup.

Arti aktualisht është pjesë e skuadrës së Proton Cable Prizrenit.

JU REKOMANDOJMË