Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, polici vdes pasi u godit me një kamion

Publikuar më:

Një polic serb i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në në magjistralen Zveçan- Leposaviq.

Në aksident ishte përfshirë një kamion dhe një veturë, shkruan Jepi zë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, polici me veture civile i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ka pësuar një aksident të rëndë ku është përplasur me një kamion, dhe si pësojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoti.

JU REKOMANDOJMË