Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përgjatë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të Obiliqit.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Siç shihet në pamje, patrulla e policisë ka arritur në vendngjarje.





