Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-175, për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), shpall:
KONKURS
Për punonjës/e të AMIK
Numri i referencës: 01- AMIK-21/2024
Nivelet e pagave: Të klasifikuara
Orari i punës: I plotë
Kohëzgjatja e kontratës: E pacaktuar
Vendet e punës: AMIK
Konkursi shpallet në fushat:
Verifikim të Sigurisë;
Burime Njerëzore;
IT, programim.
Kualifikimet dhe kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit:
Kandidatët për fushën 1 duhet të kenë përgatitje universitare;
Kandidatët për fushën 2 duhet të kenë përgatitje universitare si dhe trajnime në fushën përkatëse;
Kandidatët për fushën 3 duhet të kenë përgatitje universitare apo arsimim të mesëm dhe njohuri të thella në fushën IT-së të dëshmuar me certifikatë përkatëse;
Për fushën 2 dhe 3 përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë pune;
Për fushat e lartëcekura përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri në gjuhen angleze dhe serbe.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AMIK si më poshtë:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;
Ndaj tyre të mos jetë marrë masa përfundimtare e përjashtimit nga puna për shkak të kryerjes së shkeljes së rëndë disiplinore për dhënien e informacionit;
Të mos jetë i dënuar për vepër penale të kryer me dashje, me vendim të formës së prerë;
Kandidatëve i’u kërkohen certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale;
Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.
Kandidatët për punësim në AMIK do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë si dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.
Të gjithë kandidatet të cilët deklarojnë të dhëna të pa sakta, të rrejshme, kurdo që zbulohet gjatë procesit të rekrutimit apo verifikimit të sigurisë eliminohen.
Përveç kushteve të mësipërme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe standardet strikte të sigurisë të parapara në Ligjin Nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Procedura e përzgjedhjes:
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit. Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike të brendshme.
Kohëzgjatja e punësimit:
Punësimi në AMIK është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, bazuar në Ligjin për AMIK, rregullat dhe procedurat e brendshme.
Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni për aplikim duhet të përmbaj:.
Formularin zyrtar të aplikimit (Aplikacionin);
Kopjet e dëshmive për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit diploma duhet të jetë e nostrifikuar);
Certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional (nëse kanë);
Dëshmi për përvojën e punës dhe kualifikimet tjera;
Jetëshkrimi – CV;
Letër motivuese, pritjet nga vendi i punës dhe qëllimet e karrierës;
Certifikata e lindjes/ekstrakti i lindjes;
Kopja e letërnjoftimit/pasaportës (të jenë valide);
Një fotografi të formatit 5×5 (jo më e vjetër se 6 muaj);
Certifikata nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar (e lëshuar nga Gjykata, jo më e vjetër se tre muaj).
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në web faqen zyrtare të AMIK www.amik-rks.org/konkursi duke plotësuar aplikacionin dhe bashkangjitur dokumentet e kërkuara për punësim.
Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në mjete të informimit, përkatësisht nga data 03.05.2024 deri me datën 17.05.2024.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen, kurse aplikacionet e mangëta/të pa kompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.
Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
Aplikimi nga ana juaj të jetë diskret.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: (+383) 044 60 60 40.