“Afër 700 afganë janë strehuar në Kosovë”, pritet të vijnë edhe të tjerë

Publikuar më:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2,000, raporton REL.

shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.
Sipas ligjeve në fuqi, Kosova u ka dhënë qëndrim të përkohshëm deri në një vit.

Ata pritet të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për t’u vendosur përfundimisht në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë shtet anëtar të NATO-s.

Grupi i parë i afganëve arriti në Kosovë më 29 gusht

JU REKOMANDOJMË