A po e shpall kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, Armend Muja?

Publikuar më:

Kur Qeveria është votuar e presidenti është zgjedhur, edhe pasfushata e takimet me qytetarët kanë përfunduar për të gjithë politikanët. Por, vetëm një nuk po i ndal takimet. Por pse?


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka zhvilluar mbrëmë një takim me dhjetëra qytetarë në një prej lagjeve më të mëdha në Mitrovicë, shkruan “Jepi zë”.

Në Iliridë, Muja takoi shumë qytetarë dhe bisedoi me ta, i shoqëruar me deputeten tjetër të VV-së, Vasfije Krasniqi.


Gazeta ka mësuar se qytetarët e kësaj lagjeje, nga ku vjen Muja, i kanë kërkuar që të kandidojë për kryetar komune. Megjithatë, ai është rezervuar në përgjigje.

Kjo fushatë e Mujës po konsiderohet si një lloj shpalljeje e kandidaturës për kryetar të Mitrovicës, për të cilën gjë kishte raportuar “Jepi zë” që para një viti.

Ndonëse jo zyrtarisht, Muja po takon edhe asamblistë e zyrtarë të partisë në Qendrën e Mitrovicës, por duke mos bërë të ditur arsyen.

Sidoqoftë, duhet theksuar se muaji prill ishte përmendur si kohë kur do të përcaktohen kandidatët për kryetar të komunave.

VV-ja, ndërkaq, ka lënë në gjysmë edhe procesin e zgjedhjeve të brendshme. Muja ishte përmendur edhe si kandidat potencial për t’u bërë kryetar i Qendrës së VV-së në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË