A ka më shumë Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?

Publikuar më:

Vetura Golf 4 apo “Golf Mk4” nga marka ‘Volkswagen’ dominon në rrugët e vendit tonë duke lënë kështu pas paraardhësin e tij, Golf 2. Sipas statistikave të Ministrisë se Punëve të Brendshme, në Kosovë, janë gjithsej 24.457 Golf 4 krahasuar me 24 mijë e 202 Golf 2.


Në vendin tonë kjo veturë shitet me vlere 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 dhe deri ne vlere afro 30.000 euro.

Vetura e cila ka arritur shifrën 20 milion copa të shitura, cilësohet si i fuqishëm, praktike dhe me të gjitha tiparet për t’u konsideruar një veture klasike. Golf 4 doli në shitje ne tetor te vitit 1997 dhe vazhdoj prodhimin deri ne vitin 2003, dhe ishte makina me e shitur në Evropë në vitin 2001.

Seria e Golfit 4, është prodhuar edhe pas vitit 2004 ne Kanada, për tregun Amerikan, ne Brazil dhe Kinë, kuptohet me disa modifikime në pamjen e jashtme, ku dizajneret janë munduar t’i japin pamje të Golfit 5.

Modeli i katër i tipit Golf nga viti 1998-2004 ka fituar gjashte çmime të ndryshëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.