A e keni ditur se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, është i martuar me këngëtaren e njohur?

Publikuar më:

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka qendruar gjithmonë larg syrit të publikut dhe ekspozimit në media.

Ai nuk ka shumë kohë që është emëruar komandant i FSK-së, ndërsa tani po e njohim vetëm përmes angazhimeve zyrtare në këtë pozitë.

Ai është i martuar me një këngëtare që dikur këndonte hite të njohura. Ajo ka kohë që nuk është aktive në skenën muzikore, por dikur këngët e saj ishin hite.

Një nga hitet e njohura të saj ishte “Dashuro vashë” në vitin 1998, por që nga paslufta ajo nuk është kthyer më në skenë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Lirie Istogu, e cila tani është e martuar me Bashkim Jasharin, shkruan Magazina.

Çifti janë martuar që disa vite dhe tani janë prindër të tre fëmijëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.