Shfaqja “Mbretërashat pa Kurorë” e cila është punuar në Mitrovicë, të mërkurën drejt Belgjikës

Publikuar më:

“Mbretërashat pa Kurorë” nga Kosova përkrahë shteteve të mëdha si : SHBA, Spanja, Gjermania dhe Belgjika, në Festivalin Ndërkombetar RITU , edicioni 38-të Liege/Belgium.


Shfaqja teatrale “MBRETËRESHAT PA KURORË” është pjesë e studimit shkencor i cili është bërë për herë të parë në Kosovë por edhe në botë, “TEATRI EDUKATIV SI FORMË PËR TEJKALIMIN E TRAUMËS TE GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË”.
Kjo shfaqje është e realizuar mbi rrëfimet e vërteta të katër grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Shfaqja përbëhet nga dy skena;
Skena e parë që paraqet dhunimet, malltretimet, rrahjet, sharjet që i janë bërë këtyre grave nga ushtria dhe policia serbe!
Skena e dytë përbëhet vetëm nga rrëfimet që paraqet kronoligjinë e dhunimit, jetën e tyre pas luftës dhe jetën e tyre sot…

Në festivalin ndërkombëtar “RITU” edicioni i 38-të, Kosova paraqitet për herë të dytë, gjithashtu edhe vitin 2018 prezantuam Kosovën me komedinë “Sundimi i Gruas” e që u prit jashtëzakonishtë mirë, ndërsa këtë vit në mesin e qindra aplikimeve, Kosova prezantohet me shfaqjen “MBRETËRESHAT PA KURORË” përkrahë shteteve të mëdha si : SHBA, Spanja, Gjermania dhe Belgjika.


Ne jemi shumë të lumtur që do ta paraqesim të vërtetën e hidhur të dhunimeve që jane bërë nga ushtria dhe policia serbe në Kosovë , e kjo do të bëhet para shteteve të Europes dhe SHBA-ve.

Ne do të udhëtojmë me 15 Dhjetor 2021 me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me datën 16 Dhjetor 2021 Dr. Marigona Bekteshi Ferati do të mbaj një seminar para studenteve të Universitetit te Lieges , me temën ” Si të bëhet një studim shkencor në fushën e artit”, ndërsa me 17 Dhjetor 2021, nata e madhe e prezantimit jo vetëm e shfaqjes por edhe e historive të trishta të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

I mirëpritur nga ne do të jetë Ambasasori dhe stafi Diplomatik i Republikës së Kosovës në Belgjikë, e kjo na bënë të ndihemi mirë jo vetëm për shfaqjen por për më tepër rëndësinë e tematikës sepse në këtë festival prezantohemi si Shteti i Kosoves dhe këtë herë me një mision të veçant “Zëri dhe e vërteta e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” do të dëgjohet edhe jashtë kufijëve ku ndodhën këto vuajte.

Koncepti dhe Regjia:
Marigona Bekteshi Ferati

Dramatizimi: Albana Muja

Psikologe Klinike: Fatime Sahiti

Koreografia: Sinan Kajtazi

Muzika: Gëzim Hasani

Luajnë:
Rabije Kryeziu, Dora Xhemajli, Blerina Veseli, Labinot Rraci, Mirsad Ferati, Fatmir Haliti, Artan Hetemi.

JU REKOMANDOJMË