Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në bisedime të shpeshta me Bedri Hamzën për të krijuar koalicion, por në fund ai dështoi.
“Jepi zë” mëson se arsyeja e dështimit të koalicionit ka qenë caktimi i drejtorive.
Sipas informacioneve brenda LDK-së, Kamberi kërkoi drejtorinë e Urbanizmit, të cilin propozim nuk e pranoi Bedri Hamza.
Mësohet tutje se në takime LDK-së i janë propozuar Drejtoria e Inspekcionit, Mirëqënies Sociale dhe disa drejtori të tjera, të cilat nuk i ka pranuar Kamberi.
Sidoqoftë, kjo u bë arsyeja që marrëveshja dështoi dhe LDK-ja e bojkotoi seancën. Por, jo të gjithë u bindën.
Armend Agolli dhe Xhyljeta Imeri morën pjesë në seancë dhe mundësuan kuorumin për zgjedhjen e kryesuesit.
LDK-ja ndërkaq, sot thirri një mbledhje urgjente ku u kritikua asamblistja Xhyljeta Imeri për pjesëmarrje në seancë. Agolli i “shpëtoi” kësaj kritike të kryesisë.