Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Klankosova.tv se në Komunën e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprime në kuadër të një urdhri gjyqësor për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore.
Luta bëri të ditur se veprimet po realizohen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar Nora Luta.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e mundshëm të mbetjeve mortore.






