Gjatë zhvillimit të hetimeve në komunën e Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore, për të cilat ekziston dyshimi fillestar se mund t’u përkasin 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në kuadër të këtij rasti, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e kaluar në Zubin Potok dy persona të dyshuar, Momir Jakshiq dhe Milojko Bishevac.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit po hetohen për veprat penale që lidhen me vrasjen dhe fshehjen e trupave të disa shqiptarëve, të njohur si grupi i intelektualëve të Mitrovicës.
Nuk ka ende detaje shtesë lidhur me identitetin e mbetjeve mortore të gjetura. Procesi i identifikimit pritet të kryhet përmes ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se do të informojnë publikun për çdo zhvillim të ri në këtë rast.
Në mesin e të zhdukurve janë: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu dhe Xhemail Meziu”, pati shkruar Kurti.






