“Pak më ndryshe”, Mefin e bëjnë horë komentuesit pas publikimit të fotos me syze e mjekër

Publikuar më:

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, vendosi t’u ofrojë diçka të re njerëzve, jo nga puna, as ndonjë sukses, por një pamje e stil të ri.

Mjekra më e gjatë, thinjat thuajse të zhdukura dhe një stil e pamje që mezi u njoh nga populli.

“Pak më ndryshe”, ka shkruar Majqinovci në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën nuk munguan edhe komentet.

Me t’u vërejtur nga ndjekësit, fotografia bëri boom duke e poshtëruar e ofenduar për stilin e ri prej një “adoleshenti” siç e quajnë ata.

Nga gjithë komentet kishte të tillë që edhe e ofenduan gogja rënd deputetin e VV’së.

“Une gjithmon kam than ju jeni nje Grup ne ndikim te Droges, goxha Lop duhet me kan me ta qit voten ty Maniak”, ka shkruar një komentues – komenti pa ndërhyrje.

Madje ka edhe nga të atillë komentues që po e konsiderojnë që Mefin e ka ndryshuar paraja.

“A ti je a, parja t’paska ndryshu krejt a”, është shprehur komentuesi tjetër.

Mes tyre kishte dhe të atillë që çuditeshin se kush mund t’a votonte Bajqinovcin, krahasuar me gjendjen e tij

JU REKOMANDOJMË