Kosova vazhdon vitin e dytë të krizës së thellë politike dhe të defunksionalizimit të institucioneve kryesore shtetërore, megjithatë, partia e parë në vend, Lëvizja Vetëvendosje të Albin Kurtit, urgjencën institucionale nuk e llogaritë me nevojat e shtetit, por me interesat politike të momentit.
Ndonëse KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve më 8 korrik 2026, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e diktuar nga Kurti, nuk ka catuar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo senacën pritet të caktohet gjatë ditës së sotme, pra 16 ditë pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve
Kushtetuta e Kosovës ka paraparë në kushte normaliteti që seanca konstituive të mbahet brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve, megjithkëtë, situata politike në Kosovës prej dy vitesh është në gjendje krize të vazhdueshme.
Pavarësisht çmimit të madh që po paguan Kosova, Kurti dhe Vetëvendosje vazhdojnë të tregojnë papërgjegjshmëri përballë domosdoshmërisë së shtetit për institucione funksionale, duke këmbëngulur në nënshtrimin e opozitës. Kurti dhe ministrat e tij, që ndonëse shumë prej janë zgjedhur deputetë, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrat e tyre në ekzekutiv edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.
Ndonëse Kosova është një shtet i ri, asnjëherë deri më tani nuk kishte probleme në funksionalitetin e institucioneve shtetërore.
Por, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet shtetërore janë vendosur në situta të vështira të funksionimit dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, shumë prej tyre janë plotësisht jofunksionale.
Prej kohësh, institucionet kryesore shtetërore, si Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria, nuk janë funksionale në kapacitetin e tyre kushtetues. Bashkë me to, edhe shumë institucione të tjera, që mbulojnë fusha specifike nuk janë funksionale.







