Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Publikuar më:

Një grua australiane ka sjellë në jetë katër vajza identike, të konceptuara në mënyrë natyrale, në një shtatzëni që mjekët e kanë cilësuar si ndër më të rrallat dhe më të rrezikshmet e regjistruara ndonjëherë.

Katër foshnjat lindën me operacion cezarian më 14 korrik, në javën e 28-të e katër ditë të shtatzënisë, në Royal Brisbane and Women’s Hospital.

Sipas ekipit mjekësor, bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë, një fenomen tepër i rrallë ku një vezë e vetme e fekonduar ndahet në katër embrione identike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nëna, 34-vjeçarja Jenitar Na’amoana, dhe bashkëshorti i saj Jortham, të cilët janë prindër edhe të katër fëmijëve të tjerë, thanë se lajmi se prisnin katërnjakë ishte një surprizë e madhe.

Mjekja obstetre dhe specialiste e mjekësisë feto-maternale, Alexa Bendall, e cila ndoqi shtatzëninë që nga fillimi, vlerësoi se lindjet natyrale të katërnjakëve identikë ndodhin vetëm një herë në rreth 15 milionë shtatzëni.

Ajo theksoi se rasti ishte edhe më i pazakontë, pasi të katër foshnjat ndanin të njëjtën placentë

JU REKOMANDOJMË